
Shqipëria zbret sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme, përballë Polonisë në “play-off”-in e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”, ku kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shanset për kualifikim.
Historiku i përballjeve favorizon Poloninë. Dy skuadrat janë ndeshur 15 herë: Polonia ka 10 fitore, Shqipëria 2, ndërsa 3 takime kanë përfunduar në barazim.
Megjithatë, kujtimi më i fundit është në favor të Shqipërisë. Fitorja 2-0 në Tiranë në shtator 2023, me gola të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, ka rritur besimin në skuadër.
Polonia mbetet favorite për shkak të fushës dhe historikut, por Shqipëria synon të përsërisë paraqitjen pozitive dhe të ndryshojë rrjedhën e përballjeve.
Të gjitha biletat për sektorin e tifozëve shqiptarë janë shitur, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë thirrje për respektimin e rregullave nga tifozët.
Ndeshja konsiderohet një test i rëndësishëm për ambiciet e Shqipërisë drejt Botërorit 2026.