
Kosova arriti një fitore dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, duke siguruar finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror.
Skuadra vendase kaloi e para në avantazh që në minutën e 6-të, por Kosova reagoi dhe barazoi në pjesën e parë. Sllovakia riktheu epërsinë para pushimit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.
Në pjesën e dytë, “Dardanët” përmbysën gjithçka. Fisnik Asllani barazoi rezultatin, ndërsa Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi shënuan për të çuar rezultatin në 4-2.
Një gol i vonë i Sllovakisë në shtesë nuk ndryshoi fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Kosova kalon në finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja pritet të jetë vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botëror.