
Shqipëria u mund 2-1 nga Polonia në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke humbur shansin për një kualifikim historik.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Arbër Hoxhën, pas një gabimi në mbrojtjen polake, dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi.
Në pjesën e dytë, Polonia reagoi. Robert Lewandowski barazoi në minutën e 63-të pas një goditjeje këndi, ndërsa Piotr Zielinski përmbysi rezultatin në minutën e 74-t me një goditje të fortë nga distanca.
Shqipëria krijoi disa raste për të rikthyer baraspeshën, por nuk arriti të konkretizojë.
Pavarësisht mbështetjes së mijëra tifozëve në stadium, skuadra nuk e ruajti avantazhin dhe u eliminua nga gara.
Humbja mbyll rrugëtimin drejt Botërorit 2026, por shënon një arritje të rëndësishme, pasi Shqipëria arriti për herë të parë në këtë fazë të “play-off”-it.