29.10.2026
Turizëm

Rama: krizat mund të sjellin më shumë turistë

Kryeministri Edi Rama tha se konfliktet ndërkombëtare po dëmtojnë turizmin global, por mund të rrisin numrin e vizitorëve në Shqipëri.

Duke folur në një takim të Partisë Socialiste në Durrës, ai tha se disa destinacione në Lindjen e Mesme dhe Turqia janë prekur nga lufta, ndërsa Shqipëria mbetet një vend i sigurt.

“Këtu luftë nuk ka”, tha Rama, duke shtuar se kjo mund të kthehet në avantazh për turizmin vendas.

Ai paralajmëroi megjithatë për ndikimin e çmimeve, veçanërisht të karburanteve, të cilat sipas tij rriten sa herë ka kriza ndërkombëtare.

Rama tha se këto zhvillime e bëjnë më të vështirë planifikimin ekonomik, duke përmendur edhe goditje të mëparshme si tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.