
Grupi libanez Hezbollah tha se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që mund të dalë nga bisedimet mes Libanit dhe Izraelit në Uashington.
Një zyrtar i lartë i grupit tha se Hezbollahu nuk është i interesuar për rezultatet e negociatave, ndërsa udhëheqja e tij i bëri thirrje Libanit të tërhiqet nga procesi.
Bisedimet pritet të zhvillohen mes përfaqësuesve të dy vendeve, që nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe do të ishin takimet e para të drejtpërdrejta pas dekadash.
Autoritetet libaneze thonë se mijëra persona janë vrarë dhe mbi një milion janë zhvendosur nga sulmet izraelite në Liban.