02.11.2026
Rajoni

Ish-ministri kroat thotë se Serbia do të hynte në Kosovë nëse Rusia do të fitonte në Ukrainë

Paralajmërimi lidhet me retorikën e Beogradit dhe zhvillimet në rajon.

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanoviç, tha se Serbia do të kishte ndërhyrë në Kosovë nëse Rusia do ta kishte mposhtur shpejt Ukrainën.

“Besoj se Vuçiç do të kishte zbritur në Kosovë me forcat e tij nëse Rusia do ta kishte mposhtur Ukrainën brenda një muaji”, tha ai.

Ai shtoi se armatosja e Serbisë ka më shumë karakter politik të brendshëm sesa strategjik.

Kotromanoviç theksoi se Kroacia, si anëtare e NATO-s, nuk përbën kërcënim për rajonin.

Sipas tij, ndryshimet në sigurinë globale po shtyjnë vendet të forcojnë kapacitetet mbrojtëse dhe të investojnë në teknologji ushtarake, përfshirë dronët.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.