Parafinancimi hap rrugën për fonde të tjera, nëse përshpejtohen reformat.

Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Pagesa erdhi pasi vendi ratifikoi marrëveshjet dhe dorëzoi dokumentet në Komisionin Evropian.
Shuma përbën rreth 7% të paketës totale prej 882 milionë eurosh në grante dhe kredi.
Një pjesë e fondeve është transferuar në buxhet, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte infrastrukturore përmes WBIF.
Bashkimi Evropian tha se pagesat e ardhshme do të varen nga zbatimi i reformave.
Kosova është zotuar të përmbushë 111 hapa në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia dhe tranzicioni i gjelbër.
Afati i parë për një pjesë të reformave është fundi i qershorit.