
Policia në Mal të Zi arrestoi mbrëmjen e së hënës një 25-vjeçar të dyshuar për vrasjen e tre personave në Podgoricë.
I dyshuari, Vehad Muriç nga Rozhaja, u lokalizua dhe u ndalua në zonën qendrore të këtij qyteti, njoftuan autoritetet.
Sipas policisë, ai dyshohet se vrau tre persona në lagjen Stari Aerodrom në kryeqytet.
Mes viktimave janë dy vëllezër shqiptarë, Denis dhe Nezrin Hoti, si dhe një shtetas serb nga Novi Pazari.
Raportimet paraprake tregojnë se ngjarja nuk lidhet me grupe kriminale, por me mosmarrëveshje personale.
Krimi dyshohet të jetë kryer me armë të ftohtë në një apartament me qira, ku autori dhe viktimat jetonin dhe punonin në ndërtim.
Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendi i krimit dhe u drejtua për në Rozhajë, ku dyshohet se ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij.
Rasti u zbulua pas një denoncimi nga familjarët, që çoi në ndërhyrjen e policisë.