
Këtë të hënë nis në Gjykatën e Posaçme gjyqi në themel ndaj Ilir Metës, ndërsa ish-presidenti i ka kërkuar gjykatës që procesi të transmetohet drejtpërdrejt.
Në një reagim publik, ai tha se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim ndaj qytetarëve dhe kërkoi që mediave t’u garantohet sinjali i transmetimit.
Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në seancën e parë pritet që gjykata të shprehet edhe për kërkesat procedurale të të pandehurve të tjerë në këtë dosje.