17.09.2026
Rajoni

Dështon sërish zgjedhja e presidentit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës dështoi sërish të zgjedhë presidentin e ri për shkak të votave të pamjaftueshme.

Në seancë ishin 64 deputetë. Prej tyre, 63 votuan për Feride Rushitin, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk mori asnjë votë.

Kjo është tentativa e tretë e pasuksesshme e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kreun e shtetit.

Më herët dështuan edhe kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut.

Afati përfundimtar për zgjedhjen e presidentit është mesnata e së martës. Nëse nuk arrihet marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për bllokimin, duke thënë se ajo nuk po propozon kandidatë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.