17.09.2026
Rajoni

Kosova shkon në zgjedhje pas dështimit për presidentin

Kosova do të mbajë zgjedhje të reja, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues.

Seanca e jashtëzakonshme e së martës zgjati deri në mesnatë, por pa marrëveshje mes shumicës dhe opozitës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi disa kandidatë, përfshirë Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, por opozita bojkotoi seancat.

Partitë opozitare akuzuan LVV-në se kërkonte të kontrollonte tri institucionet kryesore: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Kryeministri Albin Kurti tha se kishte bërë përpjekje për marrëveshje, por pa rezultat.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.