17.09.2026
Ekonomi

Hidrocentralet rrisin eksportet e energjisë

Prodhimi nga hidrocentralet u rrit me 70% në tremujorin e parë, duke nxitur eksportet dhe duke forcuar pozicionin në tregun rajonal.

Sipas Komunitetit të Energjisë, prodhimi arriti në 3.27 TWh nga 1.93 TWh një vit më parë. Rritja u nxit nga kushtet e favorshme hidrike në janar dhe shkurt.

Teprica kaloi në eksporte. Shqipëria dërgoi jashtë rreth 1.2 TWh energji, kryesisht drejt Greqisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Avantazhi kryesor mbetet kostoja zero e karbonit, që e bën energjinë shqiptare më konkurruese në tregun e BE-së.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.