02.11.2026
Rajoni

Marta Kos viziton sot Kosovën, takime me Haxhiun dhe Kurtinc

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës.

Kos pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në orën 10:00.

Më pas, në orën 10:45, ajo do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita vjen në një moment të rëndësishëm për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit evropian.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Kos në Kosovë si komisionere për zgjerim, detyrë që e mori në vitin 2024.

Ajo kishte planifikuar të vizitonte Kosovën më 12 mars, por udhëtimi u anulua për shkak të zhvillimeve politike në vend.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.