
Medja britanike “Daily Mail” rendit Tiranën si qytetin e tretë më të lirë në Evropë, duke i kushtuar një artikull të gjerë kryeqytetit shqiptar dhe Durrësit, qytetin-port 40 km larg.
Një vakt me tre pjata në restorant cilësor kushton 25 paund, dhoma dyshe hoteli 65 paund, ndërsa fluturimet vajtje-ardhje gjenden nga 30 paund. Hyrja në Amfiteatrin e Durrësit kushton vetëm 2.30 paund.
Daily Mail ndalet te Amfiteatri romak i Durrësit (20 mijë spektatorë), Shtëpia me Gjethe dhe Bunk’Art 2 në Tiranë, si dhe te teleferiku i Dajtit me pamje panoramike.
“Një fundjavë në Tiranë dhe Durrës – një mënyrë ideale për të njohur një vend ende pak të eksploruar,” shkruan britanikët.