TIRANË, 5 nëntor – Kryeministri Edi Rama nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet sot nëse kishte kërcënuar Erion Veliajn përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, Rama i krahasoi pyetjet për këtë çështje me zhurmën e makinave që kalojnë në bulevard, duke thënë se kishin po aq rëndësi për të.
Veliaj pretendon se Gogu i kishte përcjellë kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës. Gogu ka konfirmuar takimin me Veliajn në burgun e Fierit, por mohon t’i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese.
Përmbajtja e bisedës mbetet e kundërshtuar nga palët.