TIRANË, 11 nëntor – Erion Veliaj i ka kërkuar SPAK-ut dhe Partisë Socialiste t’i mundësojnë pjesëmarrjen në Asamblenë Kombëtare të së shtunës, ndonëse ndodhet në paraburgim.
Me letër të dërguar të martën nga burgu i Fierit, ai kërkon të jetë i pranishëm fizikisht ose, nëse kjo nuk miratohet, të lidhet me videokonferencë.
Veliaj thotë se pjesëmarrja do t’i lejojë të ushtrojë të drejtat që, sipas tij, i burojnë nga anëtarësia në Kryesinë dhe Asamblenë e PS-së.
Asambleja mblidhet më 14 nëntor për të diskutuar zgjedhjet vendore të vitit 2027, përfshirë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka thënë se edhe në rast se SPAK e lejon, vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen do ta marrë partia.