BRUKSEL, 16 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Forumin e dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel me temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.
Forumi do të trajtojë përparimin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar e më rezistent.
Rama pritet t’i drejtohet panelit “Ta bëjmë zgjerimin të japë rezultate: reformat, investimet dhe rritja ekonomike”.
Gjatë vizitës janë parashikuar edhe takime me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.