17.11.2026
Ekonomi

Një e pesta më e varfër merr vetëm 3.6% të të ardhurave

Në vitin 2025, 20% e shqiptarëve me të ardhurat më të ulëta përfituan vetëm 3.6% të të ardhurave të disponueshme.

TIRANË, 16 nëntor 2026 – Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për pjesën e të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në vitin 2025 një e pesta e shqiptarëve me të ardhurat më të ulëta përfitoi 3.6% të totalit të të ardhurave të disponueshme.

Në Kosovë, kjo përqindje ishte 6.6%. Në vendet e tjera të rajonit ajo luhatej nga 4% në 4.4%.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.