17.11.2026
Rajoni

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Kosova kërkon sqarime

Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe në një aktivitet të Forumit të Zgjerimit të BE-së nxiti reagime dhe kërkesa për shpjegime nga Prishtina.

BRUKSEL, 16 nëntor 2026 – Interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë një aktiviteti muzikor në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian ka shkaktuar reagime.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e cilësoi ngjarjen si provokim të mundshëm ose mungesë dijenieje dhe kërkoi shpjegime nga Komisioni Evropian.

Edhe përfaqësues të Kosovës kanë kërkuar sqarime për përzgjedhjen e repertorit në aktivitetin e zhvilluar në Bruksel.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.