PRISHTINË, 12 nëntor – Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, pritet të përballet sot me pyetjet e deputetëve për mungesën e barnave kundër kancerit.
Në rendin e ditës së Kuvendit është interpelanca për vdekjen e një pacienteje me kancer gjiri, e cila, sipas kërkesës për interpelancë, kishte mbetur katër muaj pa terapi.
Rasti u bë publik nga KOHA dhe nxiti kërkesa për përgjegjësi institucionale.
Deputetët pritet të diskutojnë edhe furnizimin me energji elektrike, çmimet dhe planifikimin e prodhimit, si dhe katër marrëveshje ndërkombëtare.