TIRANË, 23 nëntor — Qytetarët dhe bizneset në Shqipëri mund të transferojnë para nga një bankë në tjetrën brenda pak sekondash, pas hyrjes në funksionim të sistemit të ri të pagesave të menjëhershme.
Shërbimi funksionon gjatë gjithë ditës, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.
Banka e Shqipërisë njoftoi se transfertat deri në 40 mijë lekë, të kryera përmes aplikacioneve bankare, do të jenë pa komision.