TIRANË, 23 nëntor — Enti Rregullator i Ujit ka miratuar një skemë tarifimi sipas sasisë së ujit që konsumojnë familjet.
Tarifa bazë do të zbatohet për konsumin deri në 18 metra kub në muaj. Familjet që e kalojnë këtë kufi mund të paguajnë më shtrenjtë për sasinë shtesë.
Skema synon të kufizojë konsumin e tepërt të ujit.