ATHINË, 23 nëntor — Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha të hënën se Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Kos mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në Athinë, ku u diskutua për zgjerimin e BE-së, reformat demokratike dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.
Takimi u zhvillua dy ditë përpara samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.