19.09.2026
Sport

PSG nxjerr Messin dhe Inter Miamin jashtë Botërorit për Klube

Paris Saint-Germain po shkëlqen në Kupën e Botës për Klube dhe këtë herë e shijoi fitoren ndaj një emri të madh: Lionel Messi. Ekipi francez mposhti 4-0 Inter Miami-n, në një ndeshje ku gjithçka u vendos brenda pjesës së parë.

João Neves ishte ylli i mbrëmjes me dy gola, ndërsa autogoli i Aviles dhe finalizimi i Hakimit vulosën një pjesë të parë spektakolare. Messi dhe Suarez nuk patën asnjë përgjigje ndaj furisë së PSG-së, dhe amerikanët u dorëzuan pa shumë rezistencë.

Me këtë fitore, PSG siguron kalimin në çerekfinale dhe përforcon statusin si favoritja numër një për të ngritur trofeun.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.