19.09.2026
Politike

Tirana pret Ministerialin e SEECP më 16 qershor

Tirana do të jetë sërish në qendër të vëmendjes diplomatike më 16 qershor, kur do të zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 13 vendeve të rajonit.

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është “plotësisht e angazhuar për të nxitur përparimin e rajonit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”. Ky forum shënon përmbylljen e një viti të presidencës shqiptare në SEECP, me moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.

Shqipëria ka mbajtur Kryesimin e radhës së SEECP-së nga korriku 2024 deri në qershor 2025, pas Maqedonisë së Veriut, dhe do t’ia dorëzojë më pas stafetën Bullgarisë. SEECP është një platformë politike e krijuar në vitin 1996 dhe synon dialogun dhe bashkëpunimin rajonal.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.