18.09.2026
Ekonomi

BIZNESI KËRKON KREDI – QYTETARËT JO!

Bizneset po rrisin kërkesën për kredi dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2025. Nga ana tjetër, qytetarët po e frenojnë huamarrjen, sidomos për blerje banesash.

Banka e Shqipërisë ka bërë publik vrojtimin për aktivitetin kreditues në tremujorin e dytë, ku tregohet se bizneset e çdo kategorie po kërkojnë më shumë para, si për financim ashtu edhe për investime.

Rritja e nevojave për konsum dhe për blerje banesash ka shtyrë këtë kërkesë, ndërsa kreditë e shpejta për mbulimin e likuiditetit kanë mbetur të pakërkuara.

Pavarësisht kërkesës së lartë, bankat nuk kanë ndryshuar politikat e tyre për bizneset – standardet dhe kushtet kanë mbetur të njëjta.

Për individët, situata është më e qetë, por miratimi i kredive është rritur falë një vlerësimi më pozitiv të klientëve dhe historikut të tyre në tregun e punës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.