18.09.2026
Rajoni

Kosovë: Tentativa e 50-të për konsituimin e kuvendit

PRISHTINË, 21 korrik – Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, proces i bllokuar që prej 15 prillit. Seanca konstituive do të nisë në orën 11:00, ndërsa afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e këtij procesi është 26 korriku.

Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk ka siguruar ende 61 votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, ndërsa kërkesa për votim të fshehtë kundërshtohet nga partitë e tjera.

Krizën politike nuk e kanë zgjidhur as takimet e fundit mes liderëve të Vetëvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate, ndërsa thirrje për formimin e institucioneve kanë bërë edhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e BE-së.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.