18.09.2026
Bota

MASAKËR NË MANHATTAN – 4 TË VRARË, MES TYRE EDHE NJË POLIC

Një sulm i përgjakshëm me armë tronditi Midtown Manhattan mbrëmjen e djeshme, ku 27-vjeçari Shane Tamura, nga Las Vegasi, vrau katër persona, mes tyre një polic, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ngjarja nisi në hollin e kullës Park Avenue dhe vijoi në zyrat e katit të sipërm të një kompanie menaxhimi. Tamura u ngjit me ashensor në katin e 33-të, ku i dha fund edhe jetës së tij.

Shefja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, tha se autori vuante nga probleme të rënda mendore dhe kishte udhëtuar disa ditë më parë drejt Nju Jorkut. Ende nuk është përcaktuar motivi i këtij akti tragjik.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.