18.09.2026
Sociale

TMERR NË FIER – VAJZA MBYT BABANË ME TEL!

Një krim makabër ka tronditur fshatin Frashër të Fierit: një 26-vjeçare vrau babanë e saj dhe tentoi ta inskenojë si aksident!

Emanilda Rama, 26 vjeç, rreth orës 23:00 të 23 korrikut, njoftoi policinë se babanë e saj, A. R., 56 vjeç, e kishte gjetur “pa jetë” në banesë. Por hetimet e Drejtorisë së Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan se e reja e kishte mbytur me tel për motive të dobëta.

Pas krimit, Emanilda, në bashkëpunim me nënën e saj, V. R., 53 vjeçe, lanë trupin e 56-vjeçarit, për ta paraqitur si aksident.

Operacioni “Inskenimi” çoi në arrestimin e vajzës dhe shoqërimin e nënës, që dyshohet si bashkëpunëtore.

Hetimet vijojnë, ndërsa Fierit i është ngrirë gjaku nga ky krim familjar makabër.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.