18.09.2026
Sociale

115-VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS

Më 26 gusht 1910, në Shkup lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur përjetësisht si Nënë Tereza, figura më e madhe shqiptare e bamirësisë dhe humanizmit botëror.

Ajo ia kushtoi jetën të varfërve dhe të sëmurëve, duke themeluar më 1950 Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që u bë një nga organizatat më të njohura humanitare në botë.

Në vitin 1979 mori Çmimin Nobel për Paqen, të cilin e pranoi vetëm si ndihmë për të varfërit e saj. Në vitin 2003 u shpall e Lume nga Papa Gjon Pali II, ndërsa më 2016 u kanonizua Shenjte nga Papa Françesku.

Edhe pse jetoi e punoi kryesisht në Indi, ajo mbeti e lidhur ngushtë me rrënjët shqiptare. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, por la pas një trashëgimi të përjetshme të dashurisë dhe shërbesës për njerëzit në nevojë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.