18.09.2026
Ekonomi

BE OFRON 32 MLN € PËR TRE PROJEKTE ENERGJITIKE NË SHQIPËRI

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë prej 87,7 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes, ku Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte madhore në sektorin e energjisë.

Projektet përfshijnë digjitalizimin e sistemit të transmetimit të energjisë në 40 nënstacione (95,3 mln € investim, BE kontribuon 10,5 mln €), rikonstruksionin e hidrocentralit të Fierzës për të zgjatur jetën operative me 30 vite dhe rritur prodhimin me 10% (64,2 mln €, BE 13,6 mln €), si dhe ndërtimin e linjës së re Rrashbull-Tiranë dhe Unazës së Tiranës (61,1 mln €, BE 8 mln €), që përfundon këtë vit.

Në total, tre projektet kapin mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 milionë. Shqipëria renditet ndër përfitueset kryesore të fazës së parë të Planit të Rritjes, krahas vendeve të tjera të rajonit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.