18.09.2026
Sport

DINAMO NË PLAYOFF; EGNATIA DEL NGA EUROPA PAS SHTESËS

Dinamo kaloi në play-off të UEFA Conference League duke mundur 3-1 pas shtesës Hajdukun në “Air Albania” (totali 4-3). Zabërgja shënoi në 14’, kroatët mbetën me një lojtar më pak pas të kuqit të Sanyang (78’); në shtesë barazoi Karaçiç, por Qardaku dhe Berisha vulosën kualifikimin e bluve.

Kampionia e vendit, Egnatia, u eliminua në Rrogozhinë, 2-4 pas shtesës ndaj Olimpija Ljubljanës (0-0 ndeshja e parë). Lushkja shënoi dy herë (6’, 86’), ndërsa miqtë përmbysën me Jelenkovi? (32’), Marin (79’) dhe në shtesë Durdov (99’) e Blanco (107’), pasi vendasit mbetën me 10 pas të kuqit të Yahaya M. (81’).

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.