18.09.2026
Rajoni

OSMANI: KOSOVA NUK E KA LUKSIN TË MBETET PA QEVERI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje partive politike të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve, duke theksuar se vendi po humb projekte të BE-së dhe marrëveshje me administratën e re amerikane.

“Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë. Ne nuk e kemi luksin të presim me muaj apo vite, siç ka ndodhur në vende të tjera. Duhet të ecim përpara me reforma dhe me anëtarësim në organizata”, tha Osmani për “TVP World”.

Ajo kritikoi procesin e anëtarësimit në BE, duke theksuar se pavarësisht se Kosova është 100% e rreshtuar me politikat e Brukselit dhe 97% e qytetarëve mbështesin hyrjen në BE dhe NATO, kjo nuk po vlerësohet nga shtetet anëtare.

Osmani e quajti presidentin serb Aleksandar Vuçiç “mjeshtër të propagandës” që sipas saj ka zgjedhur karrigen e Rusisë, dhe e përshkroi Rusinë, Kinën dhe Iranin si “trekëndëshin e së keqes” që synon destabilizimin e Ballkanit për të larguar vëmendjen nga Ukraina.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.