18.09.2026
Politike

SHQIPËRIA PËRDITËSON LIGJIN PËR MASAT SHTRËNGUESE SIPAS POLITIKËS SË BE-SË

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për përditësimin e kuadrit ligjor mbi masat shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke inkorporuar katër vendime të reja të Këshillit të BE-së në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).

Vendimi i propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme synon harmonizimin me sanksionet e BE-së kundër terrorizmit, përmes përfshirjes së individëve dhe subjekteve të sanksionuara në listat përkatëse.

Masat do të zbatohen menjëherë dhe do të monitorohen nga institucionet e përcaktuara në ligjin Nr. 72/2019. Qeveria shqiptare thekson se ky hap është pjesë e angazhimeve për përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së dhe procesin e integrimit evropian.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.