18.09.2026
Rajoni

VAZHDON SAGA E BLLOKIMEVE NË KUVENDIN E KOSOVËS

Opozita në Kosovë refuzoi të votojë për tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të ri të Kuvendit, duke e lënë edhe një herë pa kryesi institucionin.

Në seancën e së dielës, 24 gusht, kandidaturat e Hekuran Muratit, Dimal Bashës dhe Arbërie Nagavcit u rrëzuan me vota të pamjaftueshme. Basha siguroi 57 vota pro, 25 kundër dhe 24 abstenim, ndërsa Murati e Nagavci morën vetëm nga 55 vota.

PDK dhe AAK kritikuan Vetëvendosjen për mungesë konsultimesh me grupet parlamentare. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përsëriti se partia e tij nuk do të votojë ministra për kryeparlamentar, ndërsa deputetja Time Kadrijaj kërkoi dialog paraprak për propozimet.

Procesi i bllokuar po zvarritet prej muajsh dhe seanca e radhës është caktuar më 26 gusht.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.