
Temperaturat në rritje po shtojnë rrezikun e vatrave të reja, ndërsa vendi vijon të përballet me zjarre në disa zona.
Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërritën në Bazën Ajrore të Kuçovës dhe u pritën nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Arben Kingji. Ekuipazhet do të operojnë së bashku me forcat shqiptare për neutralizimin e vatrave.
Një avion kroat Canadair është angazhuar në izolimin e zjarrit në Synej, Rrogozhinë, ndërsa helikopterë të forcave ajrore çeke dhe kroate që operojnë nga Kuçova janë nisur drejt Gramshit.
Mbrëmë, vatrat në Finiq dhe Poliçan u përhapën drejt zonave të banuara për shkak të erës; mëngjesi i sotëm paraqitet më i qetë. Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve.