03.11.2026
Rajoni

Hagë, hapet gjyqi për pengim të drejtësisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës sot mbahen deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Të pestë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë.

Aktakuza pretendon se nga prilli deri në nëntor 2023 ata kanë ndikuar në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të nisë paraqitjen e provave.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.