
Policia serbe ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, të dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.
Sipas autoriteteve, një prej tyre kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqej me simbole të “Shqipërisë së Madhe”.
Në video, sipas policisë, dëgjohen edhe komente fyese ndaj Serbisë.
Katër të ndaluarit janë mbajtur në paraburgim deri në 48 orë.
Më pas pritet të dalin para prokurorisë në Beograd.