
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se gjuha shqipe nuk i paraqet problem dhe se po përpiqet ta mësojë.
Duke folur në Kuvend, ai theksoi se sipas Kushtetutës, gjuha zyrtare në gjithë territorin është maqedonishtja, ndërsa në komunat ku një komunitet përbën mbi 20 për qind të popullsisë, përdoret edhe gjuha e tij.
“Asnjë gjuhë nuk më shqetëson. Sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.
Deklaratat vijnë në një moment kur debati për përdorimin e gjuhëve është rritur në vend.
Reagimet u shtuan pas një komenti të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila tha se nuk kishte nevojë për përkthyes për të kuptuar maqedonishten në Maqedoni.
Çështja e gjuhëve mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend, veçanërisht në zonat me shumicë shqiptare.