
Raporti vjetor i NATO-s e cilëson Rusinë si kërcënimin më të madh për sigurinë në rajonin euroatlantik.
Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, tha se Moska ka shtuar veprimet provokuese, përfshirë shkelje të hapësirës ajrore, sabotime dhe sulme kibernetike.
Raporti paralajmëron se infrastruktura energjetike mund të jetë një objektiv kryesor në rast përshkallëzimi.
Në dokument theksohet edhe rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor dhe roli i misionit të NATO-s në Kosovë për stabilitetin rajonal.
Aleanca nënvizon gjithashtu nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare.