02.11.2026
Rajoni

Ulet TVSH-ja për karburantet në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur uljen e TVSH-së për karburantet dhe lirimin e rezervave të mazutit, për të frenuar rritjen e çmimeve.

Vendimi u mor në një mbledhje të posaçme, ndërsa është shpallur edhe gjendje krize në të gjithë vendin.

TVSH-ja për derivatet e naftës do të ulet nga 18 në 10 për qind për dy javë, duke sjellë një ulje të çmimeve me rreth 6 deri në 7 denarë për litër.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se masat synojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga rritja e kostove.

Ai paralajmëroi kontrolle të shtuara në treg dhe masa ndaj abuzimeve me çmimet.

Zhvillimet vijnë në një kohë tensioni në tregjet globale të energjisë, pas përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.