Masa vjen pas shpërthimit të sëmundjes PPR në veri të Shqipërisë.

Kosova ka ndaluar përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të sëmundjes PPR në Qarkun e Dibrës.
Vendimi u mor nga Ministria e Bujqësisë në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Autoritetet kanë kërkuar masa kufizuese në zonat kufitare dhe kontroll më të rreptë të lëvizjes së bagëtive.
Fermerët janë udhëzuar të shmangin kontaktin me tufat nga Shqipëria dhe të raportojnë çdo shenjë të dyshimtë te veterinerët.
Pikat kufitare do të kenë kontrolle të shtuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo nuk transmetohet te njerëzit.