
Konfindustria paralajmëron rrezik recesioni nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Sipas saj, një rritje me 30% do të sillte inflacion rreth 6% dhe tkurrje ekonomike deri në 3%.
Organizata kërkon ulje të menjëhershme të taksave mbi karburantet, duke thënë se vendi nuk ka marrë masa lehtësuese si rajoni.
Paralajmërimi është i qartë: kosto më të larta për bizneset dhe çmime më të rënda për qytetarët.
Zgjidhjet e propozuara: një rregullator i përhershëm dhe një operator shtetëror në tregun e karburanteve.