02.11.2026
Rajoni

Kosovë: rinisin bisedimet për presidentin

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot për të diskutuar zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Takimi do të mbahet në Kuvend nga ora 11:00, sipas deputetit të LDK-së, Besjan Mustafa.

Diskutimet vijnë mes përpjekjeve për të gjetur një konsensus politik, por pa sinjale të qarta për marrëveshje.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se një zgjidhje reale mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve të reja, duke përjashtuar bashkëpunimin mes pushtetit dhe opozitës në kushtet aktuale.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk komentoi zhvillimet.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.