Tre të akuzuar dalin sot para gjykatës në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë mban sot seancën për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie.
Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Në sulm u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe disa zyrtarë të tjerë u plagosën.
Seanca pritet të nisë në orën 9:30.