
Negociatat për një armëpushim 45-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në zhvillim, por një marrëveshje mbetet e pasigurt.
Sipas Axios, bisedimet po ndërmjetësohen nga vende si Pakistani, Egjipti dhe Turqia, dhe përfshijnë kontakte të drejtpërdrejta mes të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Qëllimi është një armëpushim i përkohshëm që mund të hapë rrugën për një marrëveshje më të gjerë.
Por burimet thonë se shanset për një marrëveshje të shpejtë janë të ulëta, ndërsa Irani shpreh dyshime mbi zbatimin e saj.
Reuters shton se informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, në një moment tensioni të lartë në rajon.