17.09.2026
Ekonomi

Shqipëria siguron gaz amerikan për 20 vite

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje strategjike energjetike me Shtetet e Bashkuara dhe Greqinë për furnizim 20-vjeçar me gaz natyror të lëngshëm.

Marrëveshja mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë ka vlerë rreth 6 miliardë dollarë.

Projekti synon të rrisë sigurinë energjetike dhe të ulë varësinë e vendit nga prodhimi hidroenergjetik.

Në qendër të planit është zhvillimi i Qendrës Energjitike të Vlorës, që pritet të lidhë importin e gazit amerikan me tregun rajonal.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se projekti do të forcojë kapacitetet prodhuese dhe pavarësinë energjetike të Shqipërisë.

Plani përfshin rijetëzimin e impiantit të Vlorës, kapacitete të reja prodhimi dhe lidhjen Fier–Vlorë me rrjetin rajonal të gazit.

Qeveria thotë se marrëveshja e pozicionon Shqipërinë si portë strategjike energjetike në Ballkan.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.