
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mos rinovojë kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho.
Kontrata e trajnerit brazilian ka përfunduar dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Largimi pritet të zyrtarizohet sot në një konferencë për shtyp të FSHF-së, ku pritet të jepen edhe detaje për trajnerin e ardhshëm të Shqipërisë.
Sipas raportimeve, kandidati kryesor për stolin kuqezi është një trajner italian.
Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023 dhe arriti ta kualifikonte Kombëtaren në Europian, pas një fushate të fortë në eliminatore.
Bashkë me të pritet të largohen edhe ndihmësit Doriva dhe Pablo Zabaleta.