
E përditshmja britanike “The Times” e rendit Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare që po fitojnë më shumë vëmendje nga turistët.
Sipas artikullit, kërkesa për pushime në Mesdhe po rritet, ndërsa Shqipëria shihet si një alternativë më e përballueshme krahasuar me destinacione si Italia, Greqia apo Mali i Zi.
Gazeta shkruan se Shqipëria po hyn në rrjedhën kryesore të turizmit falë bregdetit, trashëgimisë antike dhe qyteteve historike si Berati.
Në artikull përmenden edhe Butrinti dhe Apollonia si pika me rëndësi për turizmin kulturor.
Sipas “The Times”, vija bregdetare shqiptare po tërheq investime të reja në hotele dhe oferta turistike.