29.10.2026
Turizëm

Anketa e Bankës Botërore: Turizmi shihet me potencialin më të madh për vende të reja pune

Turizmi shihet si sektori me potencialin më të madh për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri, sipas një ankete të Bankës Botërore.

Anketa përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile.

Pas turizmit renditen bujqësia dhe agro-përpunimi, teknologjia dhe shërbimet digjitale, energjia e rinovueshme, ndërtimi dhe industria e lehtë.

Zgjerimi i agroturizmit dhe turizmit kulturor, historik dhe të aventurës shihet si mundësi për të krijuar punësim edhe jashtë sezonit veror.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.